Klopp flet për gjysmëfinalet e LK dhe parashikon finale gjermane

Futboll

Klopp flet për gjysmëfinalet e LK dhe parashikon finale gjermane

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 20:40
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është trajneri fitues i Ligës së Kampionëve për edicionin e fundit.

Trajneri gjerman triumfoi këtë vit me Liverpoolin, por nuk arriti të mbetet në garë pasi u eliminua në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madrid.

Tani kur garat më e madhe evropiane për klube është drejt fundit, Jurgen Klopp ka folur për sfidat gjysmëfinale.

“Do të jenë dy ndeshje shumë të zjarrta”, deklaroi Klopp.

53-vjeçari ka parashikuar edhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, teksa thotë se i sheh dy ekipet gjermane duke diskutuar trofeun më të çmueshëm evropian për klube.

“Një derbi mes Bayern dhe Leipzig në finale është më se i mundur. Bayerni është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme”.

“Por edhe Leipzig gjithashtu është në formë, pasi ka bërë ndeshje të madhe në çerekfinale ndaj Atleticos”, u shpreh Klopp që pret një finale gjermane në Lisbonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat