Milani nis kontaktet me dy sulmues të tjerë

Futboll

Milani nis kontaktet me dy sulmues të tjerë

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 17:50
Milani nis kontaktet me dy sulmues të tjerë

Në pritje për të rejat mbi rinovimin e gjigantit suedez Zlatan Ibrahimovic, Milani vijon punën për të gjetur edhe një tjetër sulmues, pasi nuk mund t’i besojë fatin e gjithë sezonit një futbollisti 39-vjeçar.

Kështu alternativat janë dy, sulmuesi i Evertonit Moise Kean dhe sulmuesi i Atleticos së Madridit, Diego Costa. I pari është sponsorizuar nga Mino Raiola, i njëjti që menaxhon edhe Ibrahimovic dhe u ka premtuar kuqezinjve lehtësira në transferim.

Kean është rritur me ekipet e moshave të Juventusit dhe ka veshur fanellën bardhezi e atë të Veronës në kampionatin italian, para se të transferohej në Angli, ku gjithsesi nuk ka arritur të përshtatet dot dhe disa herë ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Itali.

Sa i përket Diego Costës, klubi kuqezi ka nisur prej kohësh negociatat me menaxherin e tij, Jorge Mendes, por braziliani i natyralizuar në spanjoll duket më shumë si një plan B nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovim me Ibrahimovic.

Kjo pasi duke parë karakterin e të dyve, është shumë e vështirë të imagjinosh një bashkëjetesë mes Zlatan Ibrahimovic dhe Diego Costës, aq më tepër që do të duhet të duelojnë për një vend në formacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat