Futbollisti shqiptar: Ndihem si një norvegjez, por Kosovën e kam në zemër

Futboll

Futbollisti shqiptar: Ndihem si një norvegjez, por Kosovën e kam në zemër

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 18:16
Futbollisti shqiptar: Ndihem si një norvegjez, por Kosovën e kam në zemër

Bersant Celina ka spikatur si një talent i madh që në një moshë të vogël. Reprezentuesi i Kosovës lindi në Prizren, 20 kilometra larg kufirit shqiptar. 

"Unë isha dy vjeç kur shkuam në Norvegji. Shumë njerëz atje vdiqën, njerëzit u vranë - nuk ka asgjë më të keqe se kaq. Kjo është arsyeja pse ikëm, nuk donim të vriteshim", rrëfehet Celina.

Në Norvegji, mesfushori i talentuar u bë një lojtar i Norvegjisë, duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat para se të duhej të merrte një vendim. 

"Sigurisht që ndjehem edhe si një norvegjez, ky është vendi ku jam rritur, gjuhën e të cilit flas. Unë gjithmonë kam dashur të luaja për Norvegjinë", tha Celina.

"Por zemra ime është në Kosovë. Dhe kur ata u njohën në UEFA dhe në FIFA nuk mund t'i thoja jo. Unë e dua vendin tim dhe më pëlqen të kthehem në shtëpi sa herë kam mundësi”, tha Celina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat