Përfaqësuesi i Dybalas: Zërat për largimin të rremë, gati për rinovimin

Futboll

Përfaqësuesi i Dybalas: Zërat për largimin të rremë, gati për rinovimin

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 00:12
Dybala

Pas lajmeve të ditëve të fundit rreth lamtumirës së mundshme të Paulo Dybala nga Juvja, vjen reagimi i përfaqësuesit të sulmuesit argjentinas.

“Kam lexuar thashethemet në gazeta ditët e fundit që janë plotësisht të rreme – shpjegoi Jorge Antun. – Paulo Dybala është lojtar i Juventus dhe për këtë është i lumtur”.

Fjalë të forta dhe të qarta, të cilat lënë pak hapësirë ​​për interpretime që sugjerojnë një të ardhme bardhezi për “Joya-n”.

“Ne jemi duke punuar me shoqërinë për të rinovuar kontratën. Gjithmonë kemi qenë të gatshëm për të arritur një marrëveshje,” – shtoi përfaqësuesi Dybalas.

Sigurisht, çështja e rinovimit mbetet në tryezë dhe do të jetë thelbësore. Por lojtari, përmes përfaqësuesit të tij i bëri të qarta qëllimet. Një mesazh që tani varet so do të interpretohet nga Paratici & Co. Për momentin, kërkesa e “Joya-s” është rreth 15 milionë neto në sezon, ndërsa propozimi i bardhezinjve është i kufizuar në një maksimum prej 11 milionë eurosh në sezon, plus bonuset. Një distancë jo e pakapërcyeshme, por që gjithsesi mbetet e konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat