Publikohet lista e kundërshtarit të Kosovës

Futboll

Publikohet lista e kundërshtarit të Kosovës

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 12:36
Publikohet lista e kundërshtarit të Kosovës

UEFA ka konfirmuar se ndeshja Moldavi – Kosovë do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë. Kjo ndeshje në program është më 3 shtator, nga ora 20:45.

Moldavia ka refuzuar që të organizojë ndeshjen në territorin e saj për faktin se nuk e njeh Kosovën. Moldavët pretendojnë që edhe ndeshja në të cilën Kosova është vendase të luhet në terren neutral. Por një mundësi të tillë e ka përjashtuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Me ndeshjen në Parma nis paraqitja e Kosovës në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Për dallim nga edicioni i parë, në të cilin garoi në Ligën D (niveli më i ultë), Kosova tani do të garojë në Ligën C.

Image

Është në grupin e tretë së bashku me Greqinë, Slloveninë e Moldavinë. Me Greqinë, Kosova duhet të përballet më 6 shtator në “Fadil Vokrri”. Por të gjitha ndeshjet duhet të konfirmohen pas situatës së rëndë të krijuar nga pandemia COVID-19.

Moldavia ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Kosovës, ndonëse kanë mbetur edhe disa javë. Të martën selektori i Moldavisë, Engin Firat, ka publikuar listën e gjerë për dy ndeshjet e shtatorit. Firat ka ftuar 28 lojtarë.

Gjysma e tyre luajnë jashtë Moldavisë. Njëmbëdhjetë prej tyre luajnë në skuadra moldave, kurse tre lojtarë aktualisht janë pa skuadër për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat