Reja mezi pret të zbresë në fushë

Futboll

Reja mezi pret të zbresë në fushë

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 12:51
Reja mezi pret të zbresë në fushë

Edoardo Reja, apo shkurt Edy, mezi pret të zbresë në fushë dhe të drejtojë kombëtaren shqiptare. Trajneri italian, me një eksperiencë të gjatë në fushën e trajningut, pranon se prej pandemisë janë të mëdha pikëpyetjet, pasi me lojtarët vetëm komunikon dhe nuk është njëlloj si ti shikosh nga afër dhe t’i takosh.

Italiani ka rinovuar me FSHF-në dhe ka një projekt Reja, për të cilin ai ka folur në intervistën e dhënë në revistën “Albania Futboll”. Objektivat nuk mund të mbeten jashtë kësaj interviste, sikurse edhe plani për të afruar lojtarë të rinj në kombëtare.

– Mister, një vit shumë i vështirë, që nuk besojmë se e keni ndeshur më parë në 40 vite karrierë?
– Një situatë e vështirë që nuk ka ndodhur kurrë, jo vetëm në këto vite të fundit, por nga një jetë. Jemi duke jetuar një situatë krejtësisht anormale dhe për fat të keq ende nuk dihet si do të zgjidhet ky problem. Por ndërkohë duhet të bashkëjetojmë me këtë situatë. Përtej pandemisë nuk është se ne nuk punojmë, jemi në kontakt me të gjithë lojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat