Mbahet trajnimi online për platformat “FIFA Connect” dhe “FIFA TMS” 

Futboll

Mbahet trajnimi online për platformat “FIFA Connect” dhe “FIFA TMS” 

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 13:20
Mbahet trajnimi online për platformat “FIFA Connect” dhe “FIFA TMS” 

19 gusht, 2020 – Federata e Futbollit e Kosovës, sot, është duke e mbajtur trajnimin online me administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë rreth platformave të regjistrimit të lojtarëve “FIFA Connect” dhe “FIFA TMS”.

Në hapje të këtij trajnimi të gjithë të pjesëmarrësit i përshëndeti presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ua shpjegoi administratorëve të klubeve rëndësinë e këtyre platformave elektronike si dhe ritheksoi përkrahjen e vazhdueshme që FFK do ta japë për klubet.

Me këtë rast, presidenti Ademi potencoi se FFK është duke i bërë të gjitha përgatitjet për edicionin e ri të garave që është paraparë të nisë më 12 shtator dhe me këtë rast kërkoi edhe nga klubet që të punojnë intensivisht për një nismë sa më të mbarë në këto kushte dhe rrethana të vështira si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ky trajnim për klube po realizohet nga zyrtarët e FFK-së: Dardan Sadiku, Arta Osmani dhe Zgjim Sojeva. Gjatë këtij trajnimi po diskutohet rreth regjistrimit të lojtarëve vendorë, transferet vendore e ndërkombëtare si dhe për programet e solidaritetit të FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat