Turqi apo Poloni?

Futboll

Turqi apo Poloni?

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 13:26
Turqi apo Poloni?

Dejvi Bregu e dha lamtumirën me Skënderbeun dhe është duke u përgatitur për ekipin e ri. Superiorja ishte plani B për këtë futbollist, që me kualitetet e mëdha, kërkonte me patjetër një aventurë jashtë Shqipërisë.

“Sport Ekspres” ka raportuar para disa ditësh se Turqia dhe Polonia ishin dy rrugët e vetme të Bregut, si destinacion për sezonin e ardhshëm. Tashmë është përcaktuar më qartësisht e ardhmja.

“Supersport” shkruan se lojtari që është produkt i Superiores do të shkojë në Poloni.

Bëhet fjalë për skuadrën e Zaglebie Lubin që luan në elitën e Polonisë dhe në sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11. Trajneri Sevela ka shfaqur interes për 24-vjeçarin dhe marrëveshja është thuajse e mbyllur, por mbeten edhe pak ditë për të dhënë zyrtarizimin përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat