Te Juventus kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri

Futboll

Te Juventus kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 13:28
Te Juventus kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri

Te Juventus kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri dhe drejtuesit po punojnë për përforcimin e skuadrës. Njëra nga pozitat që ka nevojë për përforcime është krahu i djathtë i mbrojtjes.

Siç raporton portali i njohur spanjoll DonBalon.com, Juventus ka piketuar mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, si përforcimin e duhur.

Bellerin ka luajtur 25 ndeshje sezonin që lam pas dhe ka realizuar vetëm një gol. Spanjolli është i gatshëm për tu larguar nga Emirates, ndërsa interesim për të ka shfaqur Barcelona.

Mirëpo Biankonerët janë të gatshëm që ta finalizojnë marrëveshjen, duke ofruar 35 milionë euro, aq sa kërkon Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat