Dominimi

Futboll

Dominimi

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 13:59
Conte

Sezonet brilante dhe bëmat e mëdha mbështeten nga shifrat. Ky është rasti edhe i Interit të Antonio Kontes: statistikat justifikojnë një sezon që mund të bëhet edhe më i shkëlqyer nëse zikaltrit do të ngrenë Ligën e Europës, të premten në mbrëmje. Këtë sezon Interi ka shënuar 111 gola, duke thyer rekordin e 2006/07 dhe 1950/51.

Për më tepër, ai i Kontes është ekipi i parë në historinë e Kupës UEFA / Liga e Europës, që fiton një gjysmëfinale me një diferencë prej pesë golash.

Një pesëshe e ka bërë edhe një tjetër italiane, por Milani i Sakit e arrinte në Champions-in e sezonit 1988/89.

Statistika tjetër në anën e Kontes: ai mund të bëhej trajneri i tretë në historinë e Interit që i ka çuar zikaltrit në finalen e Kupës UEFA / Liga e Europës, që në sezonin e parë në stolin interist, pas Xhampiero Marinit dhe Xhixhi Simonit në 1997/98, i cili më pas edhe e fitoi trofeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat