Pirlo nuk duron

Futboll

Pirlo nuk duron

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 14:19
Pirlo nuk duron

Andrea Pirlo bëhet gati për fillimin e punës si trajner i ri i Juventusit.

Andrea Pirlo vazhdon të planifikojë ekipin e Juventusit për sezonin e ri.

Trajneri i ri i Bianconerëve është duke marrë vendime të rëndësishme përfshirë largimin e futbollistëve që nuk janë pjesë e planeve të tij.

Gianluca di Marzio nga Sky Sport raporton se Douglas Costa është futbollisti i radhës që do të ndahet nga skuadra kampione në Serie A.

Ylli brazilian kaloi një stinor të vështirë në Torino me lëndime të vazhdueshme.

Manchester United është klubi i vetëm deri më tani që ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat