Tronditet Premier League

Futboll

Tronditet Premier League

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 14:52
Tronditet Premier League

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus në Premeirligë, që prej kur futbollistët u rikthyen në stërvitjet para-sezonale fundjavën e kaluar.

Janë gjithsej 14 raste pozitive me COVID-19 të regjistruara në 12 klube, raporton The Telegraph, përcjell Insporti

Liverpooli regjistroi një rast pozitiv këtë javë pasi u nis për kampin stërvitor para-sezonal në Austri, derisa Manchester United, City, Chelsea dhe Wolves nuk janë rikthyer stërvitjeve shkaku i ndeshjeve në garat evropiane.

Shifrat deri më tani janë jozyrtare, me Premierligën që pritet të fillojë publikimin e rezultateve pasi të ketë filluar sezoni i ri më 12 shtator.

Klubet frikësohen se rastet mund të rriten pasi lojtarë të disa klubeve u fotografuan duke festuar me disa lojtarë të ekipeve kundërshtarë, gjatë pushimeve në javët e fundit.

Disa futbollistë, duke përfshirë Jack Grealish i Aston Villas dhe James Maddison i Leicester Cityt, kanë shpërndarë fotografi në Instagram ku shihet se kanë kaluar kohë së bashku.

Ndërkaq, edhe mesfushori i Chelseat, Mason Mount është parë duke kaluar kohë me Declan Rice të Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat