Tirana e fillon aventurën

Futboll

Tirana e fillon aventurën

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 14:54
Tirana e fillon aventurën

Tirana do të përballet sonte në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve me ekipin nga Gjeorgjia, Dinamo Tbilis.

Sfida në fjalë zhvillohet në Gjeorgji dhe nis në ora 19:00.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin e RTSH Sport. Takimi luhet në stadiumin Dinamo Arena pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me skuadrën serbe Crvena Zvezda.

Në rast se kualifikohet Tirana, ndeshja me Zvezdën zhvillohet në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat