Humbja që dhemb

Futboll

Humbja që dhemb

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 15:02
Nagelsmann

Julian Nagelsmann, trajneri RB Leipzig, e ka pranuar se PSG ishte ekipi më i mirë në fushë dhe e meritoi kualifikimin në finalen e Champions League.

“Në fund, kundërshtari ishte thjesht më i mirë se ne. Duhet ta pranojmë diçka të tillë”, thotë fillimisht tekniku gjerman.

Më tej Nagelsmann shton: “Ne ishim në gjysmëfinale dhe duhet të jemi krenarë për këtë. Nuk do të jemi skuadra e parë që nuk e ndalëm Neymar dhe nuk do të jemi as të fundit. Parisi bëri një ndeshje shumë të mirë. Ne bëmë një ose dy gabime, që janë shumë.

Në 10-12 minutat e para u paraqitëm mirë dhe patëm disa shanse. Ishte një gabim i pafat te goli i parë dhe pas golit të dytë më pas ishte gjithçka shumë e vështirë. Kjo sepse PSG ka shumë cilësi.

E nisëm mirë pjesën e dytë, por pësuam edhe golin e tretë kur ne po bënim presing. Normalisht ka zhgënjim dhe kjo ndjenjë do duhet disa ditë të largohet. Gjithsesi skuadra tregoi karakter, por duhet pranuar që kundërshtari është më i fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat