Bayerni vendos për Perishiçin

Futboll

Bayerni vendos për Perishiçin

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 16:05
Bayerni vendos për Perishiçin

Bayern Munchen duket se është bindur për të ardhmen e Ivan Perisicit. Drejtuesi i lartë i gjermanëve ka treguar se trajneri Hansi Flick e pëlqen lojtarin, pasi është shumë konstant.

Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve që ta mbajnë në skuadër dhe diçka të tillë e ka konfirmuar dhe Karl-Heinz Rummenigge.

“Më pëlqen Perisic. Ai është shumë eficent dhe statistikat e tij janë shumë të mira. Sa herë luan, ai është produktiv. Ivani ndoshta nuk është spektakolar, por është shumë i qëndrueshëm me përformancat e tij.

“Ne duam të mbarojmë Champions Leaguen dhe më pas të rikthehemi te bisedat me interin. Trajneri beson te lojtari”, – tha drejtuesi i lartë i bavarezëve në një komunikim të tij me Bild.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat