Portieri i Romës del pozitiv në COVID-19

Futboll

Portieri i Romës del pozitiv në COVID-19

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 16:22
Antonio Mirante

Portieri i Romës, Antonio Mirante, ka konfirmuar në rrjetet sociale se është testua pozitiv për COVID-19.

Mirante është asimptomatik, dhe është lojtari i vetëm pozitiv në Serie A, raporton Tuttomercatoweb.

“Përshëndetje të gjithëve, siç disa mund ta dini, unë jam pozitiv në COVID-19”, ka shkruar Mirante.

“Unë dua t’ju tregoj juve që jam mirë, nuk kam simptoma dhe ndihem mirë”.

“Jam i izoluar. Shpresoj të rikuperohem shpejt dhe të filloj përgatitjet me shokët e skuadrës sa më shpejt që është e mundur”.

“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar mua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat