Informacioni i befasoi të gjithë

Futboll

Informacioni i befasoi të gjithë

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 16:47
Informacioni i befasoi të gjithë

Informacioni i befasoi të gjithë, në Spanjë dhe në Evropë. Të hënën në mbrëmje, pak para mesnatës, Real Sociedad zyrtarizoi nënshkrimin me futbollistin, David Silva, i cili dukej se ishte shumë pranë transferimit te Lazio. 

Mesfushori firmosi për dy vjet me skuadrën baske.

Nënshkrimi i Silvas me Sociedad u shoqërua me një deklaratë të fortë të drejtorit të Lazios, Igli Tare, i cili u shpreh se kishte ngelur i befasuar nga kjo lëvizje, të cilën e kishte mësuar vetëm pas zyrtarizimit të skuadrës spanjolle në faqen e saj.

“Mësova për transferimin e David Silvas te Real Sociedadi”, tha Tare në një deklaratë zyrtare për uebsajtin e Lazios. “Unë kam respekt për Silvan si lojtar, por jo si njeri”, tha Tare.

Në faqen zyrtare të klubit të tij të ri , 34-vjeçar spanjoll shpjegoi se përse zgjodhi Sociedadin. "Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me këtë klub. Shpresoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku, të fitojmë tituj dhe të festojmë së bashku. Kam pasur shumë oferta, por vendosa të firmos me Real Sociedad, pasi është një klub që funksionon mirë dhe stili i tyre i lojës më përshtatet. Unë e njoh qytetin e  San Sebastian, që kur luaja te Eibar, është një vend i bukur dhe i qetë. Në këtë vendim ndikoi edhe familja ime” , përfundoi Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat