UEFA: Jemi duke shqyrtuar ndeshjen mes KF Prishtinës dhe Lincoln Red Imps! Nesër do të merret qëndrim  

Futboll

UEFA: Jemi duke shqyrtuar ndeshjen mes KF Prishtinës dhe Lincoln Red Imps! Nesër do të merret qëndrim  

Nga: Nefail Maliqi Më: 19 gusht 2020 Në ora: 18:19
Nefail Maliqi ,

(Drejtpërsëdrejti nga selia e UEFA-s në Nyon), 19 gusht - Ndeshja kualifikuese për Ligën e Evropës mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës është pezulluar për çka UEFA ka marrë vendim zyrtar rreth kësaj ndeshje. Zyrtarët e UEFA-s para pak çaste i kanë deklaruar redaksisë sonë “Bota sot”, se "UEFA së shpejti, nesër, eventualisht pasnesër, do të dalim me një qëndrim zyrtar rreth kësaj ndeshje të dështuar, pak problematike.." 

Ndeshja ndërmjet Lincoln Red Imps dhe KF Prishtinës, e paraparë të zhvillohej të martën e fundit në orën 18.00 pasdite, është anuluar pak kohë para fillimit të saj, për shkak se tetë futbollistë të Prishtinës rezultuan pozitiv me COVID-19. Pake orë, para nisjes për Gjibraltar lojtarët janë testuar në Prishtinë, të cilët kanë dalur të gjithë negativ.
Ndërsa, kur kanë arritur në Gjibraltar  futbollistët e Prishtinës iu janë nënshtruar sërish këtij testi, ku sipas autoriteteve vendore, tetë lojtar qenkan të "infektuar" me COVID-19?! 

Sipas njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), Prishtina ishte e gatshme për ta zhvilluar ndeshjen. Por, sipas tyre, autoritet e Gjibraltarit e pamundësuan zhvillimin e ndeshjes dhe kësisoj ndeshja u pezullua.

Lidhur me këtë ndeshje dhe infektimet enigmatike redaksia jonë sot ka kontaktuar direkt me zyrtarët e UEFA-s për të marrë qëndrimet e kësaj Organizate Evropiane te Futbollit rreth ndeshjes së anuluar mes KF Prishtina dhe Lincoln Red Imps në Gjibraltar.

"Jemi duke shqyrtuar, duke u marrë me ndeshjen mes KF Prishtinës dhe Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Nevojitet pak kohë për të dalur me një qëndrim nga ana e ionë nga UEFA. Por shpresojmë se nesër, eventualisht pasnesër do të dalim me një qëndrim zyrtar rreth kësaj ndeshje pak problematike që ka shkaktuar konfuzion, sidomos dilema, përderisa njëri vend thotë se asnjë lojtar nuk eshte i infektuar me COVID-19, ndërsa tjetri pohon, sipas testeve të tyre, thonë se tetë futbollist qenka pozitiv..", ka thëne sot për redaksinë tonë zyrtari i UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat