Pefqeli do të rikthehet tek Prishtina

Futboll

Pefqeli do të rikthehet tek Prishtina

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 18:36
Pefqeli do të rikthehet tek Prishtina

Një tjetër rikthim i bujshëm te FC Prishtina, pasi që tashmë mund të quhet punë e mbyllur transferimi i futbollistit Mërgim Pefqeli.

“Sheshi” raporton se klubi dhe lojtari kanë gjetur akordin dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, i cili sipas gjitha gjasave do të jetë vetëm çështje kohe.

26-vjeçari ishte pjesë e KF Llapit në edicionin e fundit, derisa u paraqit në 30 përballje, teksa realizoi pesë gola dhe gjashtë asistime.

Sulmuesi i krahut ishte edhe më parë te klubi kryeqytetas duke qëndruar për tri edicione.

Numri i përforcimeve te Prishtina pas zyrtarizimit të Besnik Krasniqit dhe Behar Maliqit shkon në tre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat