Ky është vendimi më i ri për Prishtinën nga UEFA

Futboll

Ky është vendimi më i ri për Prishtinën nga UEFA

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 19:10
Ky është vendimi më i ri nga UEFA për Prishtinën

Pas argumentit të shpalosur të FC Prishtina, UEFA ka dhënë vendimin e saj që ndeshja duhet të zhvillohet.

Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar.

FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës '89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës.

Prishtina që nga pranimi në UEFA iu ka gëzuar çdo rezultati pozitiv të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare, sepse suksesi në Evropë ndihmon të gjithë futbollin kosovar.

Prishtina me përulje iu falënderon!

Përndryshe, FC Prishtina po lufton që ndeshjen të shtyj për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln.

FC Prishtina do të testojë të gjithë ekspeditën duke mos ia lënë asgjë rastit.

Shpresojmë të na ecën fati dhe mos të kemi shqetësime më me të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat