Tirana kualifikohet, tani ndeshet me serbët e Cërvena Zvezdës

Futboll

Tirana kualifikohet, tani ndeshet me serbët e Cërvena Zvezdës

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 21:00
Tirana kualifikohet, tani ndeshet me serbët e Cërvena Zvezdës

Tirana kualifikohet, tani ndeshet me serbët e Cërvena Zvezdës.

Kryevepër e Tiranës në mes të Gjeorgjisë! Bardheblutë kanë mposhtur Dinamon e Tbilisit, në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një kualifikim të artë në turnin tjetër. 

Golat e Torasës dhe Ismajlgecit, i dhuruan triumfin e artë kampionëve të Shqipërisë, të cilët do të presin në ndeshjen e ardhshme në Champions, serbët e Crvena Zvezdës në “Air Albania”.

Tirana fitoi dhe u kualifikua kundër Dinamo Tbilisit pas një fitoreje të madhe në Gjeorgji me rezultatin 0-2. Kampionët e Shqipërisë e kishin përgatitur mirë ndeshjen, pasi qëndruan të mbyllur dhe pritën momentin e tyre për të goditur kundërshtarët.

Vendasit kishin më shumë iniciativë, por në fund rezultati për tanët. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 me fat, pasi Torassa dërgoi topin në rrjetë në minutën e 45′. Ai këmbënguli duke lexuar mirë aksionin dhe mposhti  gjeorgjianët për 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat