Super Berisha, sërish shënon në Australi!

Futboll

Super Berisha, sërish shënon në Australi!

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 21:39
Berisha

Besart Berisha po zhvillon një sezon fantastik në Australi edhe pse është në moshën 35-vjeçare.

Sulmuesi nga Kosova vazhdon të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës dhe të njëjtën gjë bëri edhe në sfidën mes Western United dhe Melbourne City që përfundoi me fitoren 1-3 të skuadrës mike.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 65-të dhe pesë minuta më pas fitoi një penallti, që e dërgoi më pas vetë në fundin e rrjetës.

Goli i 19-të për këtë sezon për Berishën, i cili është edhe shënuesi më i mirë në gjithë historinë e kampionatit australian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat