UEFA konfirmon orarin e ndeshjes Lincoln – Prishtina

Futboll

UEFA konfirmon orarin e ndeshjes Lincoln – Prishtina

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 23:18
UEFA konfirmon orarin e ndeshjes Lincoln – Prishtina

Ishte një nga ato momentet kur “bashkimi bën fuqinë”. Klubet e Superligës ia kanë “shtrënguar dorën” Prishtinës, duke ia liruar futbollistët për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Evropës ndaj Lincoln.

Në një ditë të mbushur me zhvillime të jashtëzakonshme, Prishtina kompletoi listën e futbollistëve për të zhvilluar takimin ndaj Lincoln në Gjibraltar.

Tani është konfirmuar edhe data e ndeshjes.

Takimi zhvillohet më 22 gusht, të shtunën prej orës 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat