Bayern Munich thyen rekordin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Futboll

Bayern Munich thyen rekordin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 23:21
Robert Lewandowski

Bayern Munich ka mposhtur 3:0 Lyon, duke u bërë skuadra e dytë që kalon në finale të Ligës së Kampionëve pas PSG-së.

Serge Gnabry me dy gola dhe Robert Lewandowski me një gol, dërguan Bayernin në finale.

Kjo ishte fitorja e dhjetë e Bayernit në po kaq ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shkruan lajmi.net.

‘Bavarezët’ kanë arritur të thyejnë rekordin e Barcelonës, që në sezonin 2002/2003 kishte fituar nëntë ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich ka mundësi që këtë rekord ta rris edhe më shumë, në rast fitoreje në finale kundër Lyon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat