Frika nga Koronavirusi, anulohet ndeshja

Futboll

Frika nga Koronavirusi, anulohet ndeshja

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 12:53
Frika nga Koronavirusi, anulohet ndeshja

Ndeshja miqësore mes Kukësit dhe Kastriotit e planifikuar për tu zhvilluar ditën e sotme, është anuluar. 

Kjo është njoftuar nga vetë klubi verilindor, që nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar se ndeshja e sotme miqësore nuk do të zhvillohet.

Shkak për këtë janë bërë masat e marra nga klubi i Kukësit para ndeshjes në Europa Ligë, duke shmangur çdo lloj risku për Koronavirusin.

Ditën e sotme ekipi verilindor do të largohet nga Tropoja dhe do të grumbullohet në Elbasan, nën masa të rrepta higjeno-sanitare.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukësi njofton se ndeshja miqësore ndaj Kastriotit, e planifikuar të luhet ditën e sotme në Fushë Krujë, është anuluar.

Shkak për këtë vendim janë bërë masat që po merr klubi ynë para ndeshjes së Europa League, duke shmangur çdo lloj risku për Covid 19!

Ekipi do të rikthehet sot nga Tropoja dhe do të grumbullohet në Elbasan, nën masa të rrepta higjeno-sanitare. Klubi është siguruar që hoteli ku do të qëndrojmë është desinfektuar, duke respektuar çdo protokoll të ardhur nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat