Barcelona nis përgatitjet për sezonin e ri me 31 gusht

Futboll

Barcelona nis përgatitjet për sezonin e ri me 31 gusht

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 16:54
Barcelona nis përgatitjet për sezonin e ri me 31 gusht

Ditët e pushimit për futbollistët e Barcelonës po përfundojnë.

Zyrtarisht, me 31 gusht, Barça do të nisë përgatitjet për sezonin e ri dhe do të ketë pothuajse 2 javë kohë për të qenë gati për ndeshjen e parë të sezonit në La Liga.

Klubi katalunas ka njoftuar se me 30 gusht do të bëhen testet për COVID-19 derisa me 31 gusht do të nisin stërvitjet për sezonin e ri 2020/21.

Ky pritet të jetë një sezon më ndryshe për Barcelonën, me Ronal Koemanin në stol që me 30 gusht do të njoftohet për herë të parë me lojtarët, për të nisur më pas spastrimin dhe afrimin e atyre që ai mendon se Barcelona ka nevojë në këto momente krize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat