Ja kur do të udhëtojnë serbët e Cërvena Zvezdës drejt Tiranës

Futboll

Ja kur do të udhëtojnë serbët e Cërvena Zvezdës drejt Tiranës

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 17:23
Ja kur do të udhëtojnë serbët e Cërvena Zvezdës drejt Tiranës

Ndeshja mes Tiranës dhe Cërvena Zvezdës do të luhet ditën e martë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Crvena Zvezda do të jetë ditën e hënë në Tiranë.

Skuadra serbe do të vendoset në një nga hotelet e kryeqytetit.

Klubi Tirana ka njoftuar dje FSHF-në dhe policinë. Skuadra do të bëjë sërish tamponët dhe kjo është konfirmuar nga bardheblutë, që vetëm të hënën e kaluan këtë proces.

Kujtojmë se tamponët duhet të jenë të vlefshëm 72 orët e fundit, sepse në të kundërt nuk mund të luhet futboll. Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie, duke llogaritur ndeshjet e kaluara mes Serbisë dhe Shqipërisë apo skuadrave nga të dyja vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat