Ja sa qindra mijëra euro fiton Gjilani në Evropë

Futboll

Ja sa qindra mijëra euro fiton Gjilani në Evropë

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 22:20
Ja sa qindra mijëra euro fiton Gjilani në Evropë

Gjilani ka kaluar pengesën e parë në kualifikimet për Ligën e Evropës, në takimin e parë në histori të klubit në garat ndërkombëtare.

Bardhekuqët kanë mundur skuadrën e Tre Pennes në Stadiumin Kombëtar të San Marinos me rezultat të pastër, 3:1.

Kjo fitore e ka dërguar Gjilanin në raundin e parë kualifikues për Ligën e Evropës.

Për këtë arritje, Gjilani do të fitojë 220 mijë euro nga UEFA.

Gjilani debutoi me fitore në garat ndërkombëtare

Kundërshtari i radhës për Gjilanin në raundin e parë kualifikues do të jetë klubi i famshëm, APOEL-i nga Nikozia.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 27 gusht, të enjten e ardhshme.

Ndryshe, djemt e Gentjan Mezanit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe me shumë meritë mundën vendësit modestë.

Në minutën e 16’, Gai realizoi gol të bukur për epërsinë e Tre Pennes.

Megjithatë tetë minuta më vonë, Darko Nikac finalizoi një aksion të rrjedhshëm për 1:1.

Ky gol zhbllokoi bardhekuqët, të cilët vazhduan me lojën më të mirë edhe në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat