Pallotta realizon një tjetër shitje të suksesshme, fiton 224 milionë dollarë

Futboll

Pallotta realizon një tjetër shitje të suksesshme, fiton 224 milionë dollarë

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 00:32
James Pallotta

Jo vetëm Roma.

James Pallotta ka vendosur të largohet edhe nga basketbolli dhe të shesë 8% të aksioneve që zotëronte nga Boston Celtics.

Ish-pronari i verdhekuqve ia ka shitur, sipas faqes amerikane Sportico, kuotat e tij Steve Pagliuca-s, një nga ortakët kryesorë dhe pjesëtar i komitetit ekzekutiv të klubit të Massachussetts.

Skuadra e NBA-së vlerësohet 2.8 miliardë dollarë, kështu Pallota duhet të përfitojë 224 milionë dollarë për 8% e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat