Milani e dëshiron Ceballosin

Futboll

Milani e dëshiron Ceballosin

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 23:25
Dani Ceballos

Milan duket se është në kërkim të përforcimit të mesfushës së vet

Kështu, sipas The Telegraph, AC Milan janë gati për t’ia marrë Dani Ceballosin Arsenalit pasi që pritet të bëjnë ofertë konkrete të Real Madridi për shërbimet e tij.

Spanjolli kaloi sezonin e fundit si i huazuar në Emirates dhe është rikthyer në Spanjë, kurse pritet një marrëveshje tjetër qoftë huazim apo shitje për të në këtë verë.

Megjithatë, largimi i Raul Sanllehit ka shkaktuar paqartësi në disa lojtarë tek Gunners, me Milan që shpresojnë të kenë avantazhin dhe të bëjnë një ofertë të vonë për shërbimet e Ceballos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat