Dybala në Barcelonë në vend të Messit, sipas mediave italiane

Futboll

Dybala në Barcelonë në vend të Messit, sipas mediave italiane

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 14:55
Dybala dhe Messi

Barcelona e sheh yllin e Juventusit, Paulo Dybala, si zëvendësues ideal të Lionel Messit, nëse kapiteni i katalonasëve e kërkon largimin nga klubi këtë verë, sipas Tuttosport.

E ardhmja e të dy argjentinaseve në klubet e tyre përkatëse është e pasigurt dhe ata mund të ndërrojnë ambient këtë verë.

Dybala nuk ka gjetur ende marrëveshje me Juventusin për kontratë të re, për shkak se po  kërkon pagë vjetore prej 15 milionë euro, që është dyfishi i pagës që e merr momentalisht.

Ai është vetëm lojtar i katërt më i paguar në Juventusi, pas Cristiano Ronaldos, Matthijs de Ligt dhe Gonzalo Higuainit.

Sa i përket Messit, ai është shumë i zemëruar me gjendjen në klubin e Barcelonës dhe sipas mediave spanjolle, zemërimi i tij është rritur së fundmi pasi klubi publikoi detaje të bisedës së tij me trajnerin e ri Ronald Koeman.

Ai ka kontratë me Barçën deri më 2021 dhe nuk ka qenë kurrë më afër se tani për t’u larguar nga Camp Nou.

Tuttosport shkruan se, nëse Messi e kërkon largimin, atëherë Dybala do të jetë zëvendësuesi i tij në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat