“Bale po humb kohë, duhet të rikthehet te Tottenham”

Futboll

“Bale po humb kohë, duhet të rikthehet te Tottenham”

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 11:10
Gareth Bale

Gareth Bale është duke humbur kohë te Real Madrid dhe duhet të konsiderojë rikthimin te Tottenham, ka deklaruar Jurgen Klinsmann.

Reprezentuesi i Uellsit e ka gjetur veten jashtë planeve të Zinedine Zidane te Real Madrid, dhe e ardhmja e tij duket larg ‘Santiago Bernabeut’.

Pavarësisht situatës, Gareth Bale është parë i relaksuar, duke qëndruar në bankinë te Real Madrid.

Por, sipas legjendës gjermane, Jurgen Klinsmann, Bale duhet të rikthehet te Tottenham, dhe të mos humb kohë te Real Madrid.

“Koha kalon shpejt si futbollist dhe ju nuk mund ta humbni atë”, ka deklaruar Klinsmann.

“Ky është ndëshkimi më i keq për një lojtar që është në stol”.

“Si një tifoz i Tottenhamit, unë do të doja që ai të rikthehej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat