Ja lista e përforcimeve të Koemanit te Barcelona

Futboll

Ja lista e përforcimeve të Koemanit te Barcelona

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 11:33
Ja lista e përforcimeve të Koemanit te Barcelona

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, tashmë ka filluar të planifikojë skuadrën për sezonin e ri.

Strategu holandez ka njoftuar disa futbollistë përfshirë Luis Suarez, Ivan Rakitic, Arturo Vidal e Samuel Umtiti se nuk do të jenë pjesë e planeve të tij.

“Mundo Deportivo” shkruan se Koeman ka gati një listë me kërkesat e tij për përforcime.

Në mbrojtje ai kërkon një qendërmbrojtës dhe dy futbollistë të krahut.

Sa i përket mesfushës, Koeman pas njoftimit për largimin e Vidal – Rakitic, kërkon një mesfushor të ri fizik.

Po ashtu, holandezi beson se Barcelonës i duhet një tjetër “numër 9”, që do ta zëvendësonte Suarezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat