Messi kërkesën e largimit e dërgoi me fax – Barcelona e ka konfirmuar për media që letra ka ardhur në klub

Futboll

Messi kërkesën e largimit e dërgoi me fax – Barcelona e ka konfirmuar për media që letra ka ardhur në klub

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 21:24
Leo Messi

Leo Messi e ka dërguar një letër me fax të Barcelona duke kërkuar përfundimin e kontratës së tij dhe të largohet nga klubi menjëherë këtë verë.

Klubi i Barcelonës e ka konfirmuar pranimin e kësaj kërkese të lojtarit, por sipas tyre, kjo kërkesë është dashtë të bëhej deri në 10 qershor dhe tani është në duart e shërbimeve juridike.

Kanali argjentinas TyC ishte mediumi i parë që e dha lajmin të martë pasdite, duke shkruar: “Leo Messi e ka informuar klubin katalunas se dëshiron të largohet nga ekipi. Ai do të përdor klauzolën e kontratës së tij që i lejon atij të përfundojë në mënyrë të njëanshme në fund të çdo sezoni”.

Burime të RAC1 ka arritur të konfirmojë lajmet se Leo Messi e ka dërguar këtë kërkesë në klub.

Sipas klubit lojtari ka pasur afat për të denoncuar këtë klauzolë deri më 10 qershor dhe se për këtë arsye kjo kërkesë nuk është e vlefshme.

Përveç kësaj, klubi nuk do të japë ndonjë deklaratë zyrtare lidhje me këtë çështje, që vjen vetëm një ditë pasi Barça komunikoi me Luis Suárezin, përmes Koeman, i cili e njoftoi se nuk e do në skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat