Drejtori sportiv, thyen heshtjen për të ardhmen e Messit

Futboll

Drejtori sportiv, thyen heshtjen për të ardhmen e Messit

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 18:46
Drejtori sportiv, thyen heshtjen për të ardhmen e Messit

Gjatë ditës së djeshme, Messi ia konfirmoi Barcelonës dëshirën për largim nga Camp Nou këtë verë.

Shumë klube të mëdha janë vënë pas tij, por drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes ka insistuar se yll argjentinas mbetet në klub, pasi është pjesë e të ardhmes.

 “Ne nuk po mendojmë për ndonjë dalje kontraktuale, sepse duam që Leo të qëndrojë. Brenda, ne jemi duke punuar orë të gjata për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Barcelonën dhe për Leon”, ka thënë fillimisht Planes.

“Ju duhet të flisni me respekt të madh për Messin sepse ai është më i miri në botë dhe në histori”.

“Ne kemi thënë shumë herë, siç kanë thënë Koeman dhe presidenti. Ne mbështetemi te Messi për të ardhmen ashtu si llogarisim te Trincao si një talent për të ardhmen”.

 “Shpresojmë që ai të luajë përkrah lojtarit më të madh në histori, lojtari më i madh në botë, por këto gjëra ndodhin dhe shpresojmë se do të kthehemi më të fortë nga humbja në fund të sezonit të kaluar”.

“Ajo që ka ndodhur ka ndodhur dhe ideja jonë është të krijojmë një ekip rreth lojtarit më të rëndësishëm në botë”, përfundoi drejtori sportiv i Barcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat