Dëmtim i rëndë i mbrojtësit 20-vjeçar, mbyllet para kohe miqësorja

Futboll

Dëmtim i rëndë i mbrojtësit 20-vjeçar, mbyllet para kohe miqësorja

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 19:23
Dëmtim i rëndë i mbrojtësit 20-vjeçar, mbyllet para kohe miqësorja

Përballja miqësore mes Kastriotit dhe Vllaznisë, e cila po luhej këtë pasdite në stadiumin ‘Redi Maloku” të qytetit të Fushë Krujës, është ndërprerë pas vetëm 56 minutash lojë.

Shkak është bërë një dëmtim i rëndë i futbollistit të krutanëve, Luis Gjini, i cili pas një përplasjeje me kundërshtarët në mesin e fushës, dyshohet se ka thyer këmbën.

Stafet e të dy skuadrave u futën menjëherë për t’i ardhur në ndihmë mbrojtësit 20-vjeçar, që ulërinte në fushë, ndërsa pas pak minutash, drejtuesit vendosën ndërprerjen e ndeshjes miqësore.

Deri në atë minutë ndeshja fliste për shkodranët, që kryesonin me rezultatin minimal 1-0 falë golit të sulmuesit brazilian të afruar së fundi, Victor Da Silva, në minutën e 44-t të pjesës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat