Koeman nis sulmin

Futboll

Koeman nis sulmin

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 13:50
Koeman nis sulmin

Të martën u mësua se Leo Messi nuk dëshiron të qëndroj të Barcelona dhe ka kërkuar largimin nga klubi madje duke përdorur një klauzolë që e liron atë pas asnjë cent.

Kur ka mbetur edhe një muaj deri në fund të merkatos, katalonasit tashmë duhet të gjejnë një lojtar që mbulon hapësirën e lënë nga argjentinasi.

Sipas Marca, Koeman është duke bërë presion te drejtuesit e Barcelonës për të transferuar yllin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Senegalezi ka qenë nën urdhrat e trajnerit holandez kur ishte lojtar i Southamptonit.

57 vjeçari tani kërkon ta rikthej atë në një projekt të ri në Camp Nou.

Liverpooli e bleu Manen në vitin 2016 për 41 milionë euro derisa vlera në treg sipas Transfermarkt është 120 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat