Teuta e nis e para në Europë

Futboll

Teuta e nis e para në Europë

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 16:29
Teuta e nis e para në Europë

Teuta do të jetë ekipi i parë shqiptar që do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e vlefshme në turin e parë të Europa Leagues. “Djemtë e detit” kanë një përballje shumë interesante kundër Beitar Jerusalemit në orën 16:30, në stadiumin “Niko Dovana”.

Faktori fushë pritet të jetë një motiv shtesë për djemtë e Edi Martinit. Trajneri shkodran ka publikuar formacionin titullar për ndeshjen shumë të rëndësishme dhe ka pak ndryshime.

Stivi Frashëri e nis si titullar dhe mbrojtja nuk preket. I vetmi ndryshim nga ndeshjet e Superiores është aktivizmi i Krasniqit nga minuta e parë e lojës. Sulmuesi i ka marrë vendin Rubin Hebajt.

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouro, Aleksi, Avdyli, E. Vila, Beqja, L. Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
Beitar Jerusalem: Nitzan, Konstantini, Verdasca, Dgani, Bitton, Krieff, Ali Mohamed, Rotman, Vered, Atar, Azulay. Trajner: Roni Levy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat