Ky klub heq dorë nga Rashica

Futboll

Ky klub heq dorë nga Rashica

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 17:54
Ky klub heq dorë nga Rashica

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica nuk do të transferohet te gjermane RB Leipzig, pasi kjo skuadër nuk ka arritur marrëveshje rreth çmimit të Rashicës me Werder Bremen.

Leipzig kishte ofruar 15 milionë euro, plus tri milionë euro në formë bonusesh, por që kjo ofertë nuk është pranuar nga Werderi.

Skuadra aktuale e Rashicës i ka bërë të qartë klubeve të interesuara për lojtarin se kërkon vetëm 25 milionë euro dhe asnjë më pak.

Rashica mund të transferohet në Premier Ligë, pasi interesim për shërbimet e tij kanë treguar disa klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat