Koeman e ka njoftuar Griezmannin se do të jetë lojtar kyç në projektin e tij

Futboll

Koeman e ka njoftuar Griezmannin se do të jetë lojtar kyç në projektin e tij

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 20:10
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann do të ketë rol më të rëndësishëm te Barcelona nën drejtimin Ronald Koeman, pavarësisht nëse qëndron apo largohet Lionel Messi.

Sulmuesi francez është përfshirë në listën e Josep Maria Bartomeut për lojtarët që nuk do të largohen nga Camp Nou. Ndërsa biseda e parë mes 29-vjeçarit dhe trajnerit të ri, duket të ketë qenë shumë produktive.

“Ia ke dalë te Atletico (Madridi) dhe do t’ia dalësh edhe te Barcelona”, citon L’Equipe fjalët e Koeman që ia ka thënë Griezmannit.

Madje në konferencën e parë për shtyp të holandezit, ai ka thënë se francezi mund të kthehet në pozitën natyrale – në qendër të sulmit – aty ku ka shkëlqyer me Los Rojiblancos dhe me ekipin kombëtar të Francës.

Biseda mes Koeman dhe Griezmann ka ndodhur para se Messi ta njoftonte Barcën se dëshiron të largohet, kështu që roli i Antoine në ekipin e katalunasve mund të jetë akoma më i madh në rast të largimit të argjentinasit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat