Interi kërkon të shtyjë për një javë nisjen e sezonit të ri në Serie A

Futboll

Interi kërkon të shtyjë për një javë nisjen e sezonit të ri në Serie A

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 20:34
Kjo datë si duket nuk i konvenon klubit nga Giuseppe Meazza, Interit.

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta i ka paraqitur një kërkesë zyrtare shefit të Lega Serie A, Paolo Dal Pino, me shpresën që të shtyjë sezonin 2020-21 për një javë.

Kalendari për sezonin 2020-21 në Serie A do të paraqitet të martën më 1 shtator dhe raundi i parë i ndeshjeve duhet të fillojë në 19 shtator.

Megjithatë, kjo datë si duket nuk i konvenon klubit nga Giuseppe Meazza, Interit.

Nerazzurrët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri, pasi ata e përfunduan sezonin 2019-20 më 21 gusht me finalen e Ligës së Evropës ndaj Sevillas.

Nëse Interit i lejohet të shtyjë sezonin e tyre me një javë, ata mund të kthehet në stërvitje më 5, 6 ose 7 shtator dhe të përgatitet të luajë në raundin e dytë të ndeshjeve më 26 ose 27 shtator.

Pastaj klubi i drejtuar nga Antonio Conte mund të luajë ndeshjen e humbur më 30 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat