Arteta optimist për rinovimin e Aubameyangut

Futboll

Arteta optimist për rinovimin e Aubameyangut

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 21:08
Pierre-Emerick Aubameyang dhe Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është optimist për bisedimet e reja të kontratës së sumuesit Pierre-Emerick Aubameyang.

Arteta ka siguruar një përditësim mbi të ardhmen e Aubameyang në Emirates.

Spanjolli këmbëngul se ata do të kenë marrëveshje së shpejti për rinovimin e kontratës.

“Unë vazhdoj të jem pozitiv, kemi zhvilluar disa biseda vërtet të mira me të”, ka thënë fillimisht Arteta për Sky Sports.

“ Jam shumë i sigurt që do të gjejmë një marrëveshje së shpejti, kjo është ndjenja ime”.

“Aubameyang duhet të jetë shumë i lumtur që duhet të jetë në gjendje të qëndrojë në klub për një kohë shumë të gjatë dhe unë mendoj se njerëzit do të jenë të kënaqur me atë lajm”, përfundoi trajneri i Arsenalit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat