Kampionati i Shqipërisë starton me supersfidën Tirana-Kukësi

Futboll

Kampionati i Shqipërisë starton me supersfidën Tirana-Kukësi

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 11:36
Kampionati i Shqipërisë starton me supersfidën Tirana-Kukësi

Sot në orën 11:00 në ambjentet e stadiumit “Air Albania” është hedhur shorti i edicionit të 82-të të Kategorisë Superiore për sezonin 2020/21.

Nën interesimin e përfaqësuesve të klubeve që do të marrin pjesë në këtë kampionat dhe të mediave, skuadrat e Kategorisë Superiore kanë mësuar datat dhe kundërshtarët e tyre për të gjitha javët e këtij sezoni të ri.

Shorti për këtë vit futbollistik, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Drejtori i Garave, Marjus Sulejmani.

Java e Parë:
Tirana-Kukësi
Teuta -Skënderbeu
Vllaznia -Apolonia
Bylisi -Laçi
Kastrioti-Partizani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat