Kompany: Si tifoz, dua që Messi t’i bashkohet Cityt dhe ta fitojnë Ligën e Kampionëve

Futboll

Kompany: Si tifoz, dua që Messi t’i bashkohet Cityt dhe ta fitojnë Ligën e Kampionëve

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 12:38

Trajneri i Anderlechtit, Vincent Kompany është duke e mbështetur Manchester Cityt për të transferuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Ish-kapiteni i Cityt, Kompany i kërkoi Messit të bënte këtë veprim, duke thënë se një transferim i tillë do të ishte “i jashtëzakonshëm” për klubin.

“Do të ishte e pabesueshme që klubi të kishte një lojtar si ai – ai mund t’i ndihmonte ata të ndërmarrin hapin tjetër duke fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Kompany.

“Unë e di mënyrën e të menduarit të Pep Guardiolës, kështu që mund ta imagjinoj mirë që ata të dy do të kenë ende një raport të mirë”.

“Nëse Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona, atëherë unë vetëm mund të respektoj vendimin e tij”.

“Le të jemi të qartë – si një tifoz i Cityt, shpresoj që Messi t’i bashkohet atyre”.

“Mund ta imagjinoj se Pep dhe Messi ende kanë numrat e telefonit të njëri-tjetrit. Kështu që ata mund t’i bëjnë njëri-tjetrit një telefonatë”, përfundoi belgu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat