“Cristiano Ronaldo më pyet gjithmonë për Man Utd”

Futboll

“Cristiano Ronaldo më pyet gjithmonë për Man Utd”

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 17:13
Cristiano Ronaldo

Bruno Fernandes ka zbuluar përmbajtjen e bisedave të tij me Cristiano Ronaldon.

Bruno Fernandes, bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në Kombëtaren e Portugalisë ka thënë se sulmuesi vazhdimisht e pyet për Manchester United.

“Ëndrra ime ishte të luaj në Premierligë. Më erdhi opsioni për transferim në Manchester United dhe ishin dy ëndrra në një. Ishte perfekte. Sigurisht se kam biseduar me Cristianon dhe më ka folur mirë për klubin. Kam biseduar me të edhe disa ditë më parë, përsëri”, u shpreh Fernandes, transmeton lajmi.net.

“Gjithmonë më ka pyetur si është në Manchester dhe nëse gjithçka është duke shkuar mirë. E gjithë bota se ka kaluar koha të gjatë këtu dhe e ka në konsideratë klubin. I pëlqen, besoj se këtu e ka fituar Topin e Artë të parë, është një klub që i ka mbetur në mendje, sigurt”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat