Skuadra braziliane ‘zyrtarizon’ Messin

Futboll

Skuadra braziliane ‘zyrtarizon’ Messin

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 09:22
Lionel Messi

Skuadra braziliane, Cruzeiro, u dha tifozëve të tyre mjaft goditje të premten, kur në uebfaqen e tyre u zyrtarizua nënshkrimin i legjendës së Barcelonës, Lionel Messi.

Ky njoftim, siç do të prisnin shumë, doli të ishte i rremë, produkt i një sulmi që klubi thotë se po e heton.

Të martën, Messi i tha Barcelonës që dëshiron të lë klubin, pas një qëndrimi 20 vjeçar te skuadra nga ‘Camp Nou’.

Që atëherë, ka pasur shumë spekulime rreth të ardhmes së Lionel Messit, me skuadra si Manchester City dhe Inter të përfshira.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu me Cruzerion”, lexohej citati i rremë i Lionel Messit.

“Është një nder i madh të jesh pjesë e ekipit të Enderson Moreira. Shihemi së shpejti. Nuk më pritet që të luaj në Mineirao Stadium”.

Por, nuk vonoi shumë dhe u konfirmua se ky lajm ishte i rremë, me faqen e klubit që ishte hakuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat