Mane i hapur t’i bashkohet Barcelonës

Futboll

Mane i hapur t’i bashkohet Barcelonës

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 13:33
Mane i hapur t’i bashkohet Barcelonës

Sadio Mane është i hapur të largohet nga Liverpooli për t’iu bashkuar Barcelonës.
Anësori nga Senegali, njëri nga lojtarët kryesor të Liverpoolit është frustruar me rolin e tij tek skuadra e Jurgen Kloppit.

Mane, se bashku me Salah dhe Van Dijk janë lojtarët kryesor dhe më meritorët për suksesin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar dhe triumfin këtë sezon në Premier Ligë.

“Mundo Deportivo” raporton se Mane është i gatshëm që të bashkohet me ish trajnerin e ti Ronald Koeman në Barcelonë, pasi beson që ashtu mund të fitojë trofe individual.

Koeman dhe Mane kaluan dy sezone së bashku në Southampton, ku sulmuesi shënoi 25 gola në 75 paraqitje para transferimit të tij në “Anfield”.

Gazeta spanjolle shprehet se përkundër kontribut të madh të Manes në sukseset e Liverpoolit, ai ndjehet se nuk ka marr mirënjohjen e merituar dhe një kalim në “Camp Nou” do të vinte në pah më shumë kualitet e tij.

Kujtojmë që Lionel Messi është afër largimi nga Barcelona dhe klubi katalunas me siguri që do tentojë ta zëvendësoj atë me lojtarë të kalibrit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat