Lewandowski befason me zgjedhjen e tij për Topin e Artë

Futboll

Lewandowski befason me zgjedhjen e tij për Topin e Artë

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 16:03
Lewandowski

Sulmuesi i Bayern Munchenit, polaku Robert Lewandowski pati sezonin më të mirë në karrierë, raporton Insporti.

Lewandowski fitoi çdo trofe me ekipin e tij, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve si dhe shënoi 55 gola në 47 ndeshje.

Ai nuk do të ketë, megjithatë, mundësinë për të fituar Topin e Artë, sepse “France Football”, e cila organizon çmimin, ka zgjedhur ta pezullojë këtë vit për shkak të krizës së koronavirusit.

Për shumë njerëz, ai ishte kandidati i jashtëzakonshëm për të triumfuar. Kështu mendon edhe vetë, teksa et për “Onet”: “Ne fituam gjithçka që duhej të fitohej. Unë isha golashënuesi më i mirë në çdo kompeticion. Mendoj që, nëse një lojtar ka arritur aq shumë, duhet ta fitojë “Topin e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat