Lajm shumë i keq për Kosovën, Werder Bremen bllokon Rashicën

Futboll

Lajm shumë i keq për Kosovën, Werder Bremen bllokon Rashicën

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 19:34
Milot Rashica

Skuadra e Werder Bremenit ka bllokuar Milot Rashicën shkaku i pandemisë COVID-19, ku ai nuk do të mund të luajë në dy ndeshjet e shtatorit

Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, në të cilën është edhe Rashica, por pas Werder Bremen e ka komunikuar me anë të një njoftimi në tëitter që tre lojtarë të saj nuk mund të luajnë me Kombëtaret e tyre.

Bëhet fjalë për Tahith Chong dhe Milos Veljkovic dhe normalisht edhe Rashicën.

Arsyeja që e ka dhënë Werder është pikërisht karantinimi i lojtarëve, pavarësisht si do të dalin ata pas kthimit.

“Arsyeja është se lojari rrezikon nëse udhëton në zonat e rrezikshme që janë definuar nga Instituti Robert Koch edhe nëse pas rikthimit ata dalin negativë në testin për COVID-19, ai duhet të karantinohet për dy javë”, shkruan në këtë njoftim.

Kosova po ka vështirësi në grumbullimin e lojtarëve të saj pikërisht për shkak të pandemisë COVID-19, e ku Kosova është në listën e vendeve që nuk bën të vizitohet nga shumica e vendeve europiane.

Kosova luan dy ndeshje në Ligën e Kombëve. Fillimisht do të përballet me Moldavinë në stadiumin e Parmës, kurse 3 ditë më vonë luan kundër Greqisë në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat