Aubameyang jap sinjale për kontratën pas fitores së superkupës nga Arsenal ndaj Liverpool

Futboll

Aubameyang jap sinjale për kontratën pas fitores së superkupës nga Arsenal ndaj Liverpool

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 21:34
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi spektakolar gabonez Pierre-Emerick Aubameyang shënoi sot penalltinë e fitores për Arsenal në ndeshjen e superkupës angleze ndaj Liverpool, para se të jepte në një intervistë të dhënat e fundit mbi situatën e qëndrimit të tij në skuadër apo jo.

Aubameyang sinjalizoi se kontrata e tij te Arsenal mund të konfirmohet në ditët në vijim pasi shënoi golin e Arsenal të barazimit 1-1 në 90 minuta, ndërsa kishte shënuar të dy golat në fitoren 2-1 ndaj Chelsea në finalen e kupës.

Takumi Minamino barazoi për Liverpool kur kishin mbetur dhe 17 minuta lojë dhe ndeshja u detyrua të ndahej me anë të penalltive.

Ishte përsëri gabonezi që goditi panalltinë e fitores duke i dhënë trajnerit të ri Mikel Arteta trofeun e dytë në katër javë.

Kur u pyet për situatën e kontratës së tij 31vjecari tha: “Do të shikojmë në ditët në vijim. Sot ne po marrim trofeun, jemi duke u përmirësuar. Ka ende punë por jam i lumtur, është një kohë emocionuese të jesh një lojtar i Arsenal.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat